Shëndeti

Këshilla si të kalosh dimrin pa e ndjerë shumë të ftohtin

Këshilla si të kalosh dimrin pa e ndjerë shumë të

Në Shqipëri, në Europë por edhe më gjerë njerëzit po përballen me temperatura nën minus dhe një dimër të ashpër me acar, reshje shiu dhe dëbore. Prandaj ka shumë rëndësi që të qëndrojmë ngrohtë, për të mos rrezikuar shëndetin nga virozat tek problemet më të mëdha si ftohjet e rënda. MentalFloss publikon disa këshilla të cilat nëse i ndjek nuk do të kesh probleme me të ftohtin dhe shëndetin, sado ‘tmerr’ të jetë jashtë. Lexoni si më poshtë:

Është më e lehtë të ndryshosh temperaturën e trupit tënd, sesa të ambientit. Është mirë që të shtosh një bluzë pambuku ose një mbulesë dhe të nisësh ditën me një çaj të ngrohtë.

Woman in a sweater holding a cup of tea

Mund të humbasësh 80% të nxehtësisë së trupit përmes kokës, kështu që është mirë të vendosësh kapuç, edhe nëse je në shtëpi.

Girl wearing a Christmas winter hat

Ndiz kondicionerin ose një ngrohëse, por mos qëndro shumë pranë saj. Duhet të ngrohësh temperaturën e ambientit me një gradim jo dhe aq shumë të lartë. Temperatura e ajrit ka nevojë për kohën e saj që të ngrohet, ndaj është mirë që të ndizni një ngrohëse që në mëngjes.

Merr guximin dhe bëj një dush të ftohtë. Uji i ngrohtë sigurisht që të ngroh trupin, por nëse bën një shpëlarje me ujë të ftohtë, nxit qarkullimin e gjakut nën lëkurë dhe në organe. Kështu merre guximin dhe para se të dalësh nga dushi, rezisto të paktën 10 sekonda në ujë të ftohtë.

Cold shower faucet

Nëse ajri i ftohtë futet brenda përmes derës së dhomës ku qëndron, është mirë të vendosësh disa sfungjerë. Jo të gjitha dhomat kanë temperaturë të njëjtë, ndaj ka rëndësi që të mbash ngrohtë të paktën dhomën ku qëndron më shumë.

Pool noodles

Ndërro perdet e shtëpisë. Ka njerëz që nuk durojnë shumë rroba veshur, kështu që mund të ndërrosh perdet e dhomës ku qëndron, duke zgjedhur një material të trashë, por gjithsesi dhoma ka nevojë të ajrores në mëngjes herët, duke hapur dritaret dhe perdet për pak minuta.

A warm fireplace and Christmas tree in a rustic home

Merru me gatim. Ku ka mënyrë më të mirë të qëndrosh ngrohtë sesa të merresh me gatimin. Të ndihmon të heqësh mendjen nga i ftohti dhe sigurisht që ngroh edhe stomakun, edhe kënaq të tjerët, miqtë apo familjarët.

Dough recipe ingredients on vintage rural wood kitchen table

Është intuitive, por batanija me gëzof duhet të jetë më afër lëkurës këto ditë të ftohta. Gjithashtu mos e mbulo të gjithë kokën kur je në shtrat. Të ndihmon të ruash temperaturë konstante dhe trupi mësohet.

Dog laying under several layers of blankets

Para se të dalësh nga shtëpia, sigurohu të kesh veshur një bluzë tip golfi që të mban qafën ngrohtë, një shall një xhup, një palë dorëza, një palë këpucë ose çizme me push brenda dhe dimri do të kalojë pa u ndjerë.../ Copyright/ Tiranapost.al. E.B

Woman with hands in her coat pockets in a wintry landscape