Showbiz

Këshilla për ty që mërzitesh kur ai s’të dërgon mesazh

Këshilla për ty që mërzitesh kur ai s’të

Nuk është e rëndësishme që të rrish tre orë duke menduar si të shkruash mesazhin perfekt në të cilin ia përplas të gjitha pakënaqësitë

Se sido që të jetë ai do të të përgjigjet me një fjalë të vetme, ose gjysmë fjale. Mund të të vijë në telefon thjesht një “Ok”.

[caption id="attachment_278527" align="aligncenter" width="1023"](Foto nga Google)[/caption]

Mos e kalo nën lupë gjithçka që ka shkruar ai

Nëse të shkruan: "E lëmë për nesër se sot jam i vdekur", mund të jetë e vërtetë. Edhe burrat lodhen. Mund të mos ketë fjetur mirë, mund të jetë lodhur në punë, thjesht mos ji paranojake për të menduar lloj lloj historish.

Nganjëherë të dashurit që të shkruajnë mesazhe të bukura janë ata më të këqinjtë

Vajza të ndryshme rrëfejnë eksperiencat personale kur të dashurit bënin hartime nëpër mesazhe, por në jetën reale ishin neglizhentë e ndonjëherë akoma më keq: tradhtarë. Megjithatë, kjo nuk është absolute.

[caption id="attachment_278528" align="aligncenter" width="1090"](Foto nga Google)[/caption]

Nëse të lë pa përgjigjie 3, 4 ndoshta edhe pesë orë, nuk do të thotë që të shikon vetëm si objekt seksual

Mund të ketë pasur gjëra për të bërë. Mund të jetë në punë, apo kudoqoftë. Mbase mesazhi yt nuk ka qenë emergjent nga ata që duan menjëherë përgjigjie.

Nëse pas takimit të parë që ishte fantastik, ai nuk të shkruan i pari, mund ta bësh ti

Mbase ai po pret të kuptojë nëse ty të ka pëlqyer. Kështu që mos mendo se je ti e vetmja që pret. Ndoshta ai ta ka treguar gjatë mbrëmjes se të pëlqen, kurse ti ke qëndruar më e tërhequr. Bëja atëherë një mesazh.

[caption id="attachment_278530" align="aligncenter" width="1130"](Foto nga Google)[/caption]

Nëse keni disa kohë që jeni bashkë dhe ulet ritmi i komunikimit me mesazhe, mos u shqetëso

Tani ndoshta takoheni më shpesh. Mund të flisni më shumë në telefon, plus që njiheni më mirë. Fillimi i një lidhjeje mbase i ka kontaktet më të shpeshta, sepse ka shumë gjëra që nuk dini për njëri-tjetrin, por me kalimin e kohës gjërat ndryshojnë, marrëdhënia zhvillohet.

[caption id="attachment_278531" align="aligncenter" width="642"](Foto nga Google)[/caption]

*Ky post u përshtat nga Cosmopolitan dhe është realizuar nga Fabjola Hije.