• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Librat e Arlindës Të gjitha

    Këshilla e Arlindës, një libër që të mbërthen që më rreshtat e parë


    Arlinda Dudaj/ 

    Pse u bëmë të verbër? – Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin” – Jose Saramago
    “Shpesh njerëzit tregohen të verbër apo bëjnë sikur” Kur pikëpyetjet e pikëçuditjet fillojnë të ngacmojnë mendjen tonë qysh në rreshtat e parë të një libri, atëherë duhet të përgatitemi se deri në fund gjithçka mund të ndodhë me mendjen dhe ndjenjat tona shpirtërore. Aftësia e autorit që në fillim të librit të arrijë të vërë në mendjen tonë shenjat e pikësimit, edhe pse ato shumë pak i hasim në këtë tekst është diçka e veçantë. Një gjë të tillë arrin ta bëjë nobelisti Jose Saramango në romanin e tij “Verbëria”. Një roman i cili në fillim të hamendëson për atë që po ndodh e që do të ndodhë, por kur ngjarja fillon e zbulohet çdoherë e më shumë ka vetëm diçka që të mbërthen, ajo është frika dhe ankthi se mos një ditë edhe ti do të jesh pjesë e asaj shoqërie të verbërish. Por në të vërtetë vepra është një ankth kolektiv metaforik dhe real njëkohësisht. Gjithçka që ndodh në këtë roman të përkujton gjendjen kaotike në të cilën gjendet shoqëria sot dhe të bën të shohësh pasivitetin tonë të cilin për mrekulli autori e baraspeshon me verbërinë. Gjatë leximit të veprës të duket sikur kohë pas kohe hapet një dritare tjetër, secila dritare që hapet paraqet vështirësi më të mëdha në mesin e asaj shoqërie. Romani ka një subjekt të thjeshtë, ai fillon duke e shfaqur personazhin e parë, i cili në makinë në mes të trafikut mbetet i verbër, por një verbëri e çuditshme, verbëri e bardhë!

    Ai ndihmohet nga një qytetar, i cili e shoqëron deri në shtëpi dhe për “mirësjellje” ia vjedh makinën, por shumë shpejt edhe ai bëhet i verbër. I treti i cili pëson është mjeku që mundohet t’i dalë në ndihmë të verbrit të parë, ai mundohet të hulumtojë rreth kësaj sëmundjeje, por shumë shpejt bëhet edhe vetë një prej tyre. Kjo është diçka që bartet, një lloj epidemie e cila fillon të përhapet me të shpejtë dhe një pas një njerëzit fillojnë të verbërohen. Qeveritarët janë ata që mundohen të marrin gjendje #coloursofalbania./ Tiranapost.al. 

     

     

    View this post on Instagram

     

    Repost from @maniaket_e_librit – Pse u bëmë të verbër? – Nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do të ta them se ç’mendoj unë? Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër. Të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin” – Jose Saramago “Shpesh njerëzit tregohen të verbër apo bëjnë sikur” Kur pikëpyetjet e pikëçuditjet fillojnë të ngacmojnë mendjen tonë qysh në rreshtat e parë të një libri, atëherë duhet të përgatitemi se deri në fund gjithçka mund të ndodhë me mendjen dhe ndjenjat tona shpirtërore. Aftësia e autorit që në fillim të librit të arrijë të vërë në mendjen tonë shenjat e pikësimit, edhe pse ato shumë pak i hasim në këtë tekst është diçka e veçantë. Një gjë të tillë arrin ta bëjë nobelisti Jose Saramango në romanin e tij “Verbëria”. Një roman i cili në fillim të hamendëson për atë që po ndodh e që do të ndodhë, por kur ngjarja fillon e zbulohet çdoherë e më shumë ka vetëm diçka që të mbërthen, ajo është frika dhe ankthi se mos një ditë edhe ti do të jesh pjesë e asaj shoqërie të verbërish. Por në të vërtetë vepra është një ankth kolektiv metaforik dhe real njëkohësisht. Gjithçka që ndodh në këtë roman të përkujton gjendjen kaotike në të cilën gjendet shoqëria sot dhe të bën të shohësh pasivitetin tonë të cilin për mrekulli autori e baraspeshon me verbërinë. Gjatë leximit të veprës të duket sikur kohë pas kohe hapet një dritare tjetër, secila dritare që hapet paraqet vështirësi më të mëdha në mesin e asaj shoqërie. Romani ka një subjekt të thjeshtë, ai fillon duke e shfaqur personazhin e parë, i cili në makinë në mes të trafikut mbetet i verbër, por një verbëri e çuditshme, verbëri e bardhë! Ai ndihmohet nga një qytetar, i cili e shoqëron deri në shtëpi dhe për “mirësjellje” ia vjedh makinën, por shumë shpejt edhe ai bëhet i verbër. I treti i cili pëson është mjeku që mundohet t’i dalë në ndihmë të verbrit të parë, ai mundohet të hulumtojë rreth kësaj sëmundjeje, por shumë shpejt bëhet edhe vetë një prej tyre. Kjo është diçka që bartet, një lloj epidemie e cila fillon të përhapet me të shpejtë dhe një pas një njerëzit fillojnë të verbërohen. Qeveritarët janë ata që mundohen të marrin gjendje #coloursofalbania

    A post shared by Arlinda (@arlindadudaj) on