Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Kësaj here nuk është shaka. Konkurrenti i Hell’s Kitchen tenton të presë damarët. Renato sqaron situatën


Lajmi që qarkulloi para pak minutash se një nga konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’, programi i ri që ka nisur prej disa javësh në Top Channel, ka tentuar të presë damarët gjatë regjistrimit dhe se televizioni ka vendosur të mos e transmetojë më programin, është sqaruar nga vetë Renato Mekolli. I kontaktuar nga Revista Class, ai ka thënë:

“Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë. ‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”. Pra, është ekzagjeruar, por jo se nuk ka ndodhur.