Shëndet Te gjitha

Kërpudhat magjike që zhdukin depresionin dhe stresin


Kërpudhat me psilocybin janë magjike, kështu i cilëson The Guardian që publikoi një artikull ku tregohet se kërpudha mund të rivendosë në mënyrë efektive aktivitetin e qarqeve kryesore të trurit, të cilat luajnë rol të rëndësishëm tek njerëzit me depresion dhe stres. Rezulton se një lloj i kërpudhës përmban psilocybin, një përbërje psikoaktive që çon në uljen e simptomave depresive.

Metoda Psychadelics  ka dhënë rezultate pozitive në trajtimin e depresionit dhe varësisë ndaj shumë lëndëve narkotike, pas eksperimenteve të bëra në një klinikë. Studiuesit e Imperial College në Londër përdorën përbërësin që gjendet tek kërpudha,  psilocybin  për të trajtuar një numër të vogël pacientësh me depresion, duke monitoruar funksionet e tyre të trurit para dhe pas trajtimit. Imazhet e trurit të pacientëve zbuluan ndryshime në aktivitetin e trurit që shoqëroheshin me zvogëlime të dukshme dhe të qëndrueshme të simptomave depresive dhe pjesëmarrësit treguan për benefitet që zgjasin deri në pesë javë pas trajtimit.

Robin Carhart-Harris, doktori dhe studiuesi foli për eksperimentin dhe tha se për herë të parë janë vënë re ndryshime të qarta në aktivitetin e trurit tek njerëzit me depresion, të cilët u trajtuan me Psilocbin. “Kjo është hera e parë pasi me trajtime të tjera nuk kemi pasur asnjë reagim pozitiv nga truri i një personi me depresion. Disa nga pacientët thanë se ndiheshin sikur iu kishin ndërruar trurin komplet, ndihen të çlodhur e më të qetë, duket sikur iu kanë bërë referesh”,  tha doktori duke shpjeguar më pas se përbërësi i gjendur tek kërpudhat i jep individëve ndjesinë e terapive elektrokonvulsive e më pas zhduk elementet e depresionit dhe stresit.

Në studim u morën 20 pacientë me depresion rezistentë ndaj trajtimit me medikamente, atyre iu dhanë dy doza me Psilocybin, 10 miligram dhe 25, ndërsa doza e dytë një javë pas të parës. Më pas iu nënshtruan skanerit fillestar të trurit e më pas një skanimi të dytë pas trajtimit me dozën e dytë. Menjëherë pas trajtimit me psilocybin, pacientët raportuan ulje të simptomave depresive, të tilla si përmirësime në humor dhe lehtësim nga stresi. Vitin e kaluar, dy studime amerikane treguan se një dozë e vetme e psilocybin mund të heqë ankthin dhe depresionin e përjetuar nga njerëzit me kancer të avancuar, për gjashtë muaj ose edhe më gjatë. Tiranapost.al E.B

eh

Related image

 

 

 

 

 

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *