• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Kërkon lirinë ish-truproja e Berishës i dënuar për vrasjen e Azem Hajdarit


    U mbajt sot seanca e parë e rigjykimit të Izet Haxhisë, personi që është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari, duke rihapur kështu një ndër ngjarjet më të rënda të këtij shekulli.

    Ishte avokati i Haxhisë që kërkoi për ish-truprojën e Berishës një masë më të butë nga ajo e arrestit me burg, me argumentin se Haxhiaj ka kryer 13 vite paraburgim që nga koha kur është arrestuar në Turqi, të cilat konvertohen në 20 vite burgim.

    Seanca e sotme plenare u shty për më 15 korrik në orën 12:00, me arsyen se prokurori Dritan Nushi do të njihej me aktet e dosjes “Hajdari”./ Tiranapost.al

    Dosja Hajdari/ Izet Haxhia ankimon vendimin, kërkon ballafaqim me Sali Berishën dhe Fatos Nanon

    Dosja Hajdari/ Izet Haxhia ankimon vendimin, kërkon ballafaqim me Sali Berishën dhe Fatos Nanon