• Shqip
  • English
  • E premte, 6 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Kërkoj falje, por dua drejtësi! Dënohet me burg përjetë autori i vrasjes së biznesmenit në Kamzë


    Gjykata e Tiranës dha sot dënimin burg përjetë për Vladimir Kurtin, autorin e vrasjes së pronarit të marketit në Kamzë, Agim Buci, ngjarje që ndodhi në prill të 2018-s. Për bashkëpunëtorin e tij Rruzhdi Hoda trupi gjykues vendosi 26 vite burg.

    Të dy autorët e ngjarjes ishin të pranishëm në seancën e gjyqit, ku edhe shprehën shenja pendese dhe i kërkuan falje familjarëve të viktimës.

    Agim Buci

    “Shumë gjëra s’po bëhen siç janë, dhe prokurorja shumë gjëra që thotë nuk është e vërtete dhe për gërvishtjen besoj ka analiza qe e vërtetojnë dhe udhëtimi i Rrushdiut e ka një pretekst, unë do e mbaj fajin tim, por dhe arma ku është, ku ndodhet, dihet që vëllai i Rruzhdiut është dënuar nga gjykata. I kërkoj falje familjareve të viktimës, kërkoj drejtësi”, citohet të ketë thënë autori i ngjarjes.

    Vladimir Kurti

    Ndërkohë që bashkëpunëtori i tij mësohet të jetë shprehur:

    “Jam i tronditur nga ngjarja dhe nëse do e dija që do shkonte situata kështu më mire kisha vdekur vete. I kërkoj falje familjarëve, nuk gjej fjale, dhimbja është shumë e thellë, jam shume i penduar kërkoj falje nga të gjithë”.

    Rruzhdi Hoda

    Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e dyqanit Agim Bucin, në sy të djalit në atë kohë 6 vjeç, ndërsa bashkëshortja mbeti e plagosur./ Tiranapost.al

    VIDEO/ Këto janë pamjet nga grabitja në Kamzë ku u vra 52-vjeçari, Agim Buci

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post