• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Të gjitha Tech

    Kërcënimet IT, Trump deklaron emergjencë kombëtare dhe merr një vendim


    Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar emergjencë kombëtare, për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga ato që i cilëson ‘kundërshtarë të huaj’.
    Mbrëmë ai firmosi një urdhër ekzekutiv i cili në mënyrë të barabartë pengon kompanitë amerikane që të përdorin operatorë telekomunikimi të huaj pasi mendohet se mund të përbëjë rrezik kombëtar.

    Ende asnjë kompani nuk është përmendur specifikisht, por besohet se objektivi është kompania telefonike Huawei.  Ndaj këtij vendimin, gjiganti kinez i teknologjisë reagoi duke thënë se kufizimi i biznesit të tij në Amerikë do të dëmtonte vetëm konsumatorët dhe kompanitë amerikane.

    Disa vende me në krye Amerikën kanë ngritur shqetësime muajt e fundit se produktet e Huaweit po përdoren nga Kina për përgjime. Amerika ka bërë prej muajsh presion tek aleatët duke kërkuar që të shmangen blerjet për produktet e Huawei sidomos për rrjetin 5G. Ky vendim i Trump lidhet me përkeqësimin edhe të tensioneve mes Amerikës dhe Kinës, të cilat u përshkallëzuan këtë javë me rritjen e tarifave ndaj mallrave kineze. / BBC/ Tiranapost.al. E.B

    US President Donald J. Trump delivers remarks at the 38th annual National Peace Officers" Memorial Service, at the U.S. Capitol in Washington, DC, USA

    The Huawei logo is pictured outside its Huawei"s factory campus in Dongguan, Guangdong province, China March 25, 2019

    CIA dhe FBI paralajmërojnë: Mos përdorni më telefon Huawei!

    Huawei lançon telefonin mbi 2000 euro. Por do ja bëni ‘hallall’ çmimin pasi të shihni videon

    SHBA formulon akuzat ndaj Huawei, Kina kundërpërgjigjet ashpër