Aktualitet

Këpucët me taka që nuk mund t’i mungojnë pranverës

Nëse edhe ti nuk reziston dot para një palë këpucësh “décolleté”, është momenti i duhur për të kënaqur dëshirën për një shopping pranveror. Këpucët më feminile dhe chic nuk na braktisin as këtë stinë, duke u bërë shoqëruese të look-ut tonë nga mëngjesi në mbrëmje.

Nga versionet klasike, perfekte për në punë, tek modelet me gurë e fjongo për mbrëmje e ceremoni, të gjitha e kemi një model për zemër. Shfletoni galerinë më poshtë dhe zgjidhni të preferuarat tuaja.