Nën lupën e Stela Sallakut

Këpucët e rekomanduara nga editoret e modës fillojnë nga 20 euro

Uljet këtë sezon kanë filluar herët, ndaj dhe shumicën e blerjeve i kemi bërë në kohë për pushimet verore. Mirëpo është e vështirë të orientohesh siç duhet me ngjyrat, dizajnet dhe printet e reja që kanë mbushur raftet. Duken të gjitha të bukura, aty nga larg, me spotet që i ndriçojnë nga lart. Teksa kalojmë nga sirtarët, kemi prekur të gjitha, që nga shapkat, sandalet dhe këpucët. Madje provuam disa lloje por akoma nuk po vendosim dot.

[caption id="attachment_249121" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Bershka)[/caption]

Ndërkohë vajzat influencuese nëpër rrjete sociale kanë preferuar më shumë sandale dhe shapka, ose siç i quajnë ato, “slides”. Të sheshta ose me pak takë, dhe i kombinojnë me fustane apo funde laps.

[caption id="attachment_249113" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Shapkat mund t`i vishni për përditshmërinë, me fustane apo edhe pantallona. Por nëse zgjidhni një palë nude ose mjaltë mund t`i përdorni edhe për plazh. Ruajini qëndisjet për fundjavë, ndërsa printet për pushime, sepse kombinohen me fustane të thjeshta lino.

[caption id="attachment_249115" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Jo më kot zgjodha espadrilles me rrip, sepse ngjajnë me sandale, por në fakt janë me bazë kashte. Konsiderohen një nga blerjet e zgjuara të sezonit, ose siç më pëlqen mua t`i quaj, “gardërobë kapsulë”. Kombinohet thuajse me çdo gjë, madje edhe për darkat buzë detit.

[caption id="attachment_249119" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]

Nuk besoj se ka mules më të bukura dhe më verore se këto. Vishi me një fustan mëndafsh dhe je trendi në çdo ambient./Tiranapost.al

[caption id="attachment_249120" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]

[caption id="attachment_249117" align="aligncenter" width="700"](Foto nga Pinterest)[/caption]