Botë Te gjitha

Kenia: Tre të vdekur në protestat pas zgjedhjeve, mes tyre edhe një vajzë e vogël


Dy njerëz u vranë me plumba përgjatë natës së kaluar në qytetet Kisumu dhe Siagia (Kenia Perëndimore) në përplasje me policinë, përplasje që shpërthyen pasi u shpall rizgjedhja e presidentit Uhuru Keniata, bënë të njohur burime policore dhe administrative.]

“Në Kisumu ka një të vdekur dhe katër të traumatuzuar nga plumbat, tashmë të shtruar në spital”, deklaroi për Agjensinë Franceze Utzuang Lusi, përgjegjës i shëndetit publik për rajonin. Në Siagia një oficer i lartë i policisë vërtetoi vdekjen e një njeriu, të cilin nuk e shpëtuan dot për shkak të turmës së protestuesve, që nuk u la shteg forcave policore ta transportonin të traumatizuarin në kohë pranë spitalit.

Ndërkohë që dëshmitar okular vërteton se një vajzë e vogël u vra nga plumb policësh, përgjatë operacionit të ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve. “Një plumb qorr e kapi vajzën në një ballkon banese, nga zjarret sporadike që hapte policia kundër protestuesve” – deklaron dëshmitari.

Mbështetësit e kandidatit të opozitës Raila Odinga zhvilluan protesta mbrëmjen e kaluar pas shpalljes së fitores së Keniatas me 54,27% të votave. Sot në orët e para të mëngjesit, sipas informacioneve të Agjensisë Franceze kishte përplasje në shumë lokalitete-paranga të Nairobit. Shumë akse rrugore në Kenian Perëndimore sot ishin të mbyllura nga protestuesit përgjatë gjithë ditës.

Nga ana tjetër institucioni kryesor dhe përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve ELOG, deklaron se zgjedhjet janë kryer sipas ligjit dhe rregullit dhe se nuk ka falsifikim të zgjedhjeve, apo tjetërsim të rezultatit, siç dhe pretendon opozita. K.H/ tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *