• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Këngëtarja e zbuloi për herë të parë që vuan nga sëmundja e rrallë


    Këngëtarja Sia vuan nga dhimbja kronike dhe një sëmundje neurologjike. “Doja t’ju thosha vetëm diçka juve që vuani nga dhimbja, qoftë fizike apo emocionale, ju dua, vazhdoni kështu”, shkroi ajo në median sociale të premten.

    Sia tha se ajo vuan nga sindroma e quajtur Ehlers-Danlos. Kjo sindromë prek indet lidhëse, që kanë të bëjnë me lëkurën, kockat, enët e gjakut, dhe simptomat janë kyçe elastike dhe lëkurë të ndjeshme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë priren të kenë dhimbje të kyçeve dhe ndrydhje të kockave.

    “Dhimbja është e tmerrshme, por nuk jeni vetëm”, përfundoi Sia shkrimin e saj. /Burimi NBCNews /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]