• Shqip
  • English
  • E hënë, 18 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Kënga më e bukur e dekadës nuk është “Despacito”


    “Q Awards” shpalli këngën më të mirë të dekadës dhe nuk është “Despacito”, që ka thyer rekorde klikimesh me 6.8 miliardë shikime. Çmimin e rrëmbeu Lana Del Rey me këngën “Video Games” të publikuar në 2011-ën me 219 milionë klikime në YouTube.

    “Q Awards” organizohet në Londër dhe hiti i anglezëve është “Video Games”.

    Lana la pas edhe Ed Sherran, këngëtari me më shumë të ardhura nga koncertet.

    Disa njerëz në rrjete sociale kanë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me këtë vendim duke e konsideruar këngën si depresionuese.

    *Ky post u përshtat nga BBC dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post