Showbiz

Kënduan pa leje këngën e saj, Adelina Ismaili: Besoj tek qeveria e re për të fituar gjyqet ndaj hajdutëve

Kënduan pa leje këngën e saj, Adelina Ismaili: Besoj tek qeveria

“N’Kosovë Show”risolli disa këngë të vjetra dhe bashkë me to edhe një të Adelina Ismailit “Shko në RS”. E kënduan Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu, por që siç duket nuk i kanë marrë leje as Adelinës dhe as kompozitorit për ta risjellë.

As në YouTube nuk e kanë deklaruar se cili është versioni origjinal i këngës dhe kështu Adelina është mërzitur. Kjo është një shkelje e të drejtave të autorit, por që si pasojë e një legjislacioni të cunguar vështirë të gjendet e drejta.

Ndaj edhe Adelina pasi shpreh zemërimin në rreshtat e parë të statusit të saj, tregon shpresat që ka tek qeveria e re, e sapokrijuar në Kosovë.

“Nëse ka një arsye pse i gëzohem krijimit të qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave (hajdutëve) që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, shkruan Adelina mbi foton e Albinës duke kënduar këngën e saj.

Videot e këngëve i gjeni më poshtë

https://www.youtube.com/watch?v=SrnlXXMV098

https://www.youtube.com/watch?v=qssvQWjq5lU

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije