Shëndeti

I kemi ngrënë shumë kur ishim të vegjël, por a janë të shëndetshme farat e lulediellit?

I kemi ngrënë shumë kur ishim të vegjël, por a

Farat si Kia dhe Liri përmenden shpesh si përbërës shumë të ushqyeshëm. Por edhe farat e lulediellit nuk duhet të lihen pas. Kjo për shkak se dietologë dhe ekspertë thonë se ka shumë vlera ushqyese të cilat duhet të theksohen.

Farat e lulediellit janë të pasura me lëndë ushqyese. Një grusht fara luledielli rreth 1/4 e filxhanit sugjerohen të konsumohen në ditë. Ata kanë yndyrë, por të shëndetshme. Yndyra e farave të lulediellit ndihmon zemrën dhe eliminon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, sipas dietologes Alissa Rumsey. Farat e lulediellit përbajnë rreth 6 gram proteina dhe 2.5 gram fibra. Ata kanë gjithashtu vitamina dhe minerale, përfshirë vitaminën E e cila ndihmon në luftën lundër infeksioneve.

Kanë në përbërje foliat- i rëndësishëm për sintezën e ADN-së, kalcium- për shëndetin e kockave, selen- antioksidant që mbron nga dëmtimi i qelizave. Gjithashtu mangan dhe zink që janë të rëndësishme për metabolizmin dhe mirëfunksionimin e sistemit imunitar. Farat e lulediellit janë shumë të pasura me magnez, një mineral i përfshirë në më shumë se 300 funksione të ndryshme trupore.

"Magnezi mund të ulë presionin e gjakut, të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Është gjithashtu një komponent vital i kockave dhe ndihmon në rregullimin e funksionit nervor dhe muskujve. Farat e lulediellit mund të konsumohen të papërpunuara ose të thata e të pjekura. Mund ti shtoni në kos apo në ndonjë salcë./ Marrë nga Time/ Tiranapost.al.