Aktualitet

Këmbë të bukura gjatë gjithë verës me shumë pak impenjim. Mundet

Kur vjen vera dhe është koha për të treguar këmbët e bukura, shpesh herë nuk ndihemi të gatshme. Në fakt do të duhej shumë pak mundim për t’u ndierë dhe ne në lartësinë e duhur për t’i ekspozuar: disa truke të shpejta bukurie, do t’ju bëjnë të dukeni bukur jo vetëm gjatë periudhës së kostumeve të banjës, por gjatë gjithë vitit.

Për të zgjidhur këtë problem në kohë rekord duke qenë se vera është pranë, ja 7 këshilla të një eksperteje, estetistes Cristina Fogazzi.

1-Reduktoni kripën

Minimizoni sasinë e kripës në ushqim sepse shkakton ënjtje të këmbëve për shkak të mbajtjes së ujit. Një mënyrë e mirë për ta ekuilibruar do të ishte ta evitonit plotësisht për një ditë në javë.

2-Kujdes me qëndrimin

Verifikoni shpesh sipërfaqen e shputës, sidomos nëse keni këmbë të ënjtura e ju rëndojnë herë pas here. Kontrolloni shollat e këpucëve dhe mund ta zgjidhni problemin me një shtresë shtesë.

3-Bëni baltë me argjilë

Balta me argjilë është ideale për këmbët nëse e bëni çdo javë. Argjila çon përbërës aktivë në thellësi të lëkurës, pasuron me minerale lëkurën dhe ka një veprim të butë eksfoliues që e qetëson atë.

4-Përdorni streçe-korse

Para motit të nxehtë, përdorni streçe masazhuese të cilat nxisin në mënyrë të vazhdueshme qarkullimin e gjakut.

5-Konsumoni shumë vitamina

Sa më shumë vitaminë C, arkitekte e kolagjenit tonë, zgjidhja më e mirë për të tonifikuar lëkurën.

6-Vetë-masazh

Përgatisni një çaj me mente, vendoseni nëpër format e kubeve të akullit dhe ngrijeni në frigorifer. Më pas me këto kuba filloni një masazh që nga tabani i këmbës me lëvizje rrethore deri në gju. Eleminojnë ënjtjen dhe lodhjen.

7-Gjithmonë skrab natyral!

Hiqeni mënjanë llumin e kafesë sepse nuk ka asgjë më efikase për të hequr në mënyrë natyrale dhe të shpejtë qelizat e vdekura dhe papastërtitë nga lëkura e këmbëve? Doni një recetë skrabi? Lexoni më poshtë:

Përzieni në një tas llum kafeje dhe gjysmë filxhani vaj bajamesh. Fërkoni këmbët me lëvizje rrethore energjike, nga ekstremitetet duke u ngjitur lart. Kafeja shkakton një eksfolim të butë e delikat. Vaji i bajameve me përmbajtjen e tij të lartë të vitaminës E, zbut lëkurën duke e bërë të lëmuar e të mëndafshtë. Pershtati O.Zh/Tiranapost.al