Nën lupën e Stela Sallakut

Kejsi Tola, vajza që nuk bërtet

Kejsi Tola, vajza që nuk bërtet

Kejsi Tola është vajza më e ëmbël dhe modeste që njoh. Më bëri përshtypje veshja e saj në Këngën Magjike kur zgjodhi atletet në vend të stilettove klasike.

[caption id="attachment_335977" align="aligncenter" width="454"] (Foto nga Youtube)[/caption]

Performoi me këmishën e bardhë të gjatë dhe fundin tyl. Më pëlqeu, jo se unë jam fanse e atleteve, por u prezantua në konkurrim pikërisht ashtu siç ia donte qejfi, pa e vrarë shumë mendjen çfarë do thonë të tjerët. Në modë ky term quhet "dele e zezë" (black sheep), dhe përdoret zakonisht për të përshkruar dizajnerat që krijojnë gjëra novatore.

Stilin e Kejsit shpeshherë do e quaja "effortless", ose shik, por pa u stërmunduar. Sigurisht që ka edhe vend për përmirësim, sidomos në zgjedhjen e ngjyrave.

Le të shohim pesë veshjet më të mira dhe pesë sugjerime.

[caption id="attachment_335908" align="aligncenter" width="421"] (Foto nga Instagram)[/caption]

E listova këtë veshjen tek më të mirat, sepse nuk ka zgjedhur tutu-në standarte alla “Carrie Bradshaw” që e kemi parë aq shpesh së fundmi. E ka personalizuar duke i vendosur rreshtin me fru-fru në fund. Duket më novatore dhe me stil.

[caption id="attachment_335909" align="aligncenter" width="467"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Çdo vajzë është paksa “rock” brenda, por Kejsit me tiparet e ëmbla i shkon më shumë me sa duket. Do thoja që me këtë kombinim duket më interesante se sa me fustane mbrëmjesh.

[caption id="attachment_335907" align="aligncenter" width="481"] (Foto nga Instagram)[/caption]

T’ju them të drejtën, kjo ishte fotoja që më frymëzoi të shkruaja për Kejsin. Edhe pse nuk jam fanse e çdo gjëje të zezë, tiparet bjonde thyejnë këndshëm monotoninë.

[caption id="attachment_335910" align="aligncenter" width="597"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Sport-casual për paradite. Më pëlqeu ndërthurja me t-shirt-in e bardhë.

[caption id="attachment_335913" align="aligncenter" width="443"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Fustani bojëqiell me jakën katrore dhe rripat e plotë, balancon supet me belin dhe vithet. Duket elegante dhe më e vogël.

Pesë sugjerime.

[caption id="attachment_335914" align="aligncenter" width="423"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Prerja veref e fundit e bën pjesën e legenit të duket akoma më e gjerë, sidomos kur copa është statike. Rripi duhet të ishte më i hollë që t’i evidentonte belin.

[caption id="attachment_335915" align="aligncenter" width="434"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Nuk do ta njihja që ishte Kejsi po të mos kisha parë fytyrën. Ka dalë paksa nga vetja me këtë look, sidomos me dekoltenë dantellë dhe “V-në” e theksuar. M'u duk si bukuroshja Beatrix Ramosaj fillimisht.

[caption id="attachment_335912" align="aligncenter" width="430"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Më pëlqeu pjesa e asimetrisë si dhe kompozimi i fluturës së bardhë. Ana e fustanit pa mëngë e tregon pak më të mbushur, duhet të ishte ngritur edhe pak pjesa e harkut të mëngës.

[caption id="attachment_335911" align="aligncenter" width="543"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Pjesa e puplave më pëlqen, por më duket sikur nuk është në proporcionin e duhur. Duket e shkurtër dhe e mbushur. Po të ishte më i ngushtë fustani vetë, mund të dukej pak më mirë.

[caption id="attachment_335916" align="aligncenter" width="478"] (Foto nga Instagram)[/caption]

Copa e fustanit është shumë e bukur, të kujton fustanet e Daisy-t tek “The Great Gatsby”. Jaka është pak më vintage se sa duhet.