Aktualitet

I ke si i ke punët, për ish-in nuk flitet keq

Pak vite apo një jetë bashkë të gjithë kanë pasur një fëmijë nga martesa që lanë pas krahëve. Dhe kjo nuk është e përbashkëta e vetme. Si Alban Dudushi, ashtu edhe Adrola Dushi apo Jonida Maliqi treguan vetë se më ish-partnerët ruajnë një marrëdhënie respekti dhe kujtime të mira.

[caption id="attachment_225489" align="aligncenter" width="334"](Jonida dhe Genti, foto nga Google)[/caption]

Jonida dhe Genti kishin një jetë bashkë. Ajo ishte 16 vjeçe kur u lidhën, pastaj u martuan, lindën djalin, por një ditë marrëdhënia përfundoi. Për herë të parë sot në “Thumb” ajo foli për ndarjen dhe ish-burrin e saj.

“Jeta vazhdon. Njeriu në jetë çdo gjë mund ta ndryshojë ama të shkuarën, jo. Nëse unë do të mohoja të shkuarën time, do të thotë që do mohoja vetveten. Unë ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo marrëdhënie. Jam shumë e lumtur që kemi arritur në një raport shumë njerëzor, sepse kemi një fëmijë në mes”, tha Jonida.

[caption id="attachment_229791" align="aligncenter" width="601"](Alban Dudushi dhe Nigda Dako, foto nga Google)[/caption]

I ftuar “Në Kurthin e Piter Panit”, Alban Dudushit gati që në nisje të intervistës iu bë pyetja: “Pse u ndave nga gruaja jote e parë”. Dhe ndryshe nga disa të ftuarit që pyetjeve të tilla kanë hezituar t`u përgjigjen me ato fjalitë që kjo nuk është pyetje fëmijësh, ai u përgjigj: “Ti ke qejf ndonjë gocë tani” dhe meqënëse vogëlushi i tha: “Nuk e kam vendosur”, Dudushi vazhdoi: “Unë me gruan time të parë u deshëm shumë dhe vendosëm të bëjmë fëmijë. Po si fëmijët, edhe fëmijët të rritur mërziten me njëri-tjetrin. Po ne kemi një fëmijë bashkë, një vajzë shumë të bukur, kështu që kemi arsye për të mbajtur kujtime të bukura”, tha ai.

[caption id="attachment_146090" align="aligncenter" width="618"](Adrola dhe Adisi, foto nga Instagrami)[/caption]

Dhe e fundit që foli për ish-burrin është Adrola. “Adisi i ka dokumentet për të lëvizur vjen shpesh andej, Troi vjen shpesh këtej. Mundohem në çdo mënyrë që Troit mos t’i mungojë as i ati, mos t’i mungojë as unë, prandaj është kjo pjesa që ne duhet të lëvizim shumë. Marrëdhënia jonë për aq sa na takon është vërtet shumë e mirë, nuk kemi inate e respektojmë njëri-tjetrin për aq sa na takon”, tregoi Adrola./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]