• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Të gjitha

    Ke një fëmijë nazeli që nuk ha asgjë? Provo një herë këto pjata


    Vetëm mamatë që kanë një fëmijë pa shumë oreks e dinë se çfarë lodhje dhe stresi kalon e gjithë familja për këtë arsye.

    Nuk e dua, nuk më pëlqen, është e nxehtë, është e ftohtë, është e hidhur, është e thartë… dhe lista e nazeve nuk ka të sosur nga mëngjesi në darkë.

    Një mama që vuan me një fëmijë që nuk ha, i ka provuar të gjitha recetat e të gjithë mënyrat kreative për ta bindur të hajë. Por gjithsesi, ne do t’i propozonim edhe një mënyrë tjetër.

    Ushqimin në forma personazhesh e kafshësh, që mund ta bëjë fëmijën të tërhiqet nga pjata me figura. E dimë që nuk është e thjeshtë, kërkon shumë kohë dhe mbi të gjitha jo të gjitha mamave iu jepet për të bërë prerje të bukura e të krijojnë figura me fruta e perime.

    Për t’ua bërë procesin më të thjeshtë, po ju propozojme disa ide, modele pjatash. Provojini. Nuk keni gjë për të humbur./ Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post