Aktualitet

Kë ka marrë malli për Parodistët e Vlorës? Eranda Libohova i gjeti

Kush i ka harruar ato mbrëmjet në të cilat prisnim ndërrimin e viteve dhe qeshim me lot me paroditë që sillnin Parodistët e Vlorës? Katër zotërinjtë simpatikë janë shkëputur prej disa vitesh nga jeta aktive në televizion, kjo për shkak të moshës dhe problemeve me shëndetin. Po mallin na e nxori Eranda Libohova që ka takuar dy prej tyre dhe një video të vockël e ndau me ne. Ajo i kujtoi disa nga këngët e tyre dhe improvizuan pak.

[embed]https://www.instagram.com/p/BgmDIn3A7x1/?taken-by=erandalibohova[/embed]

“Ata ishin katër… Agroni, Afrimi, Meti, Mane… Sot me Metin dhe Agronin po kënaqem duke kujtuar disa nga paroditë e tyre…”, shkruan Eranda, të cilën e kemi zili./F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]