• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Amvisa Perfekte Lifestyle Receta e ditës Të gjitha TIP top

    Ke harruar të bësh ëmbëlsirë? Sa të mbarojë familja supën ti e bëre


    Më e thjeshta, më e mira, më e freskëta, më e lehta. Që bëhet për dy sekonda dhe kërkon vetëm tre gjëra. 1.2.3… fillo

    Mijëfletësh me luleshtrydhe

    Përbërësit

    Luleshtrydhe

    Pana e rrahur

    Sheqer pluhur

    Përgatitja

     

    1) Pasi të kesh hequr majën, pri luleshtrydhet në feta 1 cm, në drejtim të gjerësisë.

    2) Rrih panën dhe shtro shtresën e parë me luleshtrydhe mbi një pjatancë. Mbuloji me pana dhe vendos mbi të fetën tjetër të luleshtrydhes. Sërish shtro pana e sërish luleshtrydhe, derisa të bëhet e një e plotë.

    3) Pluhurosi me sheqer pluhur.