• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Të gjitha Tech

    Ke edhe ti probleme me WhatsApp?


    Përdoruesit e WhatsApp janë acaruar për shkak se nuk kanë mundur dot ë dërgojnë mesazhe, foto apo video. Kjo gjë ka ndodhur pasi WhatsApp po i nënshtrohet një ndryshimi të madh, me shtimin e karakteristikave të tjera.

    Pas kritikave të përhapura me komente në rrjete sociale zyrtarë të WhatsApp kanë kërkuar mirëkuptimin e përdoruesve duke thënë se po bëhet një përditësim, po shtohen disa elementë të rinj dhe se të gjithë përdoruesit duhet të fillojnë të bëjnë upgrade që të marrin edhe ndryshimet e fundit.

    Aktualisht, përdoruesit e telefonave Android nuk e shohin dot gjithashtu se kush u ka dërguar një mesazh, pasi shfaqet vetëm një ikonë e vogël në krye të ekranit. Megjithatë, siç sqarojnë zyrtarët e aplikacionit të mesazheve më të përdorur në botë, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Sido qe të jetë është mirë të marrësh masa… shmang sikletin e dërgimit gabimisht të një fotoje apo mesazhi tek personi i gabuar./ Tiranapost.al E.B

    WhatsApp

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690