Aktualitet

Kë do të preferonte Rama për kryetar të PD-së

Ermal Mamaqi e pyeti kryeministrin se kë do të donte të ishte në krye të PD-së, nëse nuk do të ishte Lulzim Basha. Rama jep dy emra. Ai thotë se është mes Gent Strazimirit dhe Edi Palokës, por sigurisht teksa i thotë ka edhe nga një batutë për to.

"Rama, jam mes Gent Strazimirit, bjondi me flokët me shkëlqim, dhe mes atij që e ka 't' si 'th'. Ky që thotë 'do fitojmë thumë, thumë'. E kishte fjalën për Edi Palokën."

Më pas Ermali e pyet për Sokol Olldashin dhe kryeministri bëhet serioz për një moment.

Ermali: A mendon se po të ishte gjallë Sokol Olldashi do të ishte çdo gjë më e lehtë.

Rama: Nuk e di ai ishte politikan i lindur, kurse këta janë politikanë fason./ E.D/ Copyright Tiranapost.al