• Shqip
  • English
  • E martë, 21 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Kë do propozojë mazhoranca për President?


    Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë për raundin e parë në zgjedhjen e Presidentit të ri. Por edhe pse nuk ka emër një emër zyrtar nga mazhoranca, nuk përjashtohet që një gjë e tillë të bëhet publike deri në orët e pasdites kur do të mbahet seanca.

    Kështu lë të nënkuptuar shtyrja e mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që ishte parashikuar të mbahej mëngjesin e sotëm.

    Mbledhja ishte parashikuar për në orën 10:00, por është shtyrë per në orën 17:00, një orë përpara seancës kur do të konsumohet edhe raundi i parë i votimit të zgjedhjes së Presidentit.

    Vetë Kryetarja e këtij Komisioni, Vasilika Hysi argumentoi shtyrjen e mbledhjes me faktin se gjatë kësaj kohe  mund të ketë kandidatura për Presidentin e ri.

    “Shtyrja e komisionit është bërë pasi gjatë kësaj kohe mund të ketë kandidatura”, tha Vasilika Hysi.

    Sipas rregullores, Komisioni i Ligjeve shqyrton të gjitha kandidaturat që dalin, sa i përket plotësimit të kritereve të kandidatëve për president.

    Kuvendi mblidhet sot në orën 18:00 në seancë plenare për të zhvilluar votimin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. /Copyright Tiranapost.al/