• Shqip
  • English
  • E shtunë, 19 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Ke dëgjuar për zgjedhjen e çifteve të bardhë, që ka lidhje me seksin dhe jo me ngjyrën e lëkurës


    E ke dëgjuar ndonjëherë termin “çifte të bardhë”? Nuk ka lidhje me ngjyrën e lëkurës, por me moskryerjen e aktivitetit seksual. Numri i këtyre çifteve është rritur nga 5 në 10%.

    Po ç`janë konkretisht këta çifte?

    Jetojnë bashkë, janë në një marrëdhënie, por nuk bëjnë seks dhe e kanë gjetur mirëkuptim në këtë pikë. “Seksi forcon marrëdhënien dhe e ndihmon çiftin të jetë më i afër”, është një fjali që nuk vlen për këta njerëz dhe marrëdhënien e tyre.

    Cilat janë arsyet që e çojnë çiftin të marrë një vendim të tillë?

    Arsyet mund të jenë të ndryshme. Disa çifte kanë paranojën se seksi çon në konflikte dhe ndaj vendos ta eliminojë nga përditshmëria. Të tjerë përjetojnë ulje të dëshirës seksuale, për shkaqe hormonale ose psikologjike. Ka edhe nga ata që thjesht nuk e duan seksin. Pra thënë ndryshe, çdo çift i bardhë ka arsyet personale që e çojnë drejt kësaj marrëveshjeje.

    Po psikologjia si e shpjegon këtë fenomen?

    Në bazë të studimeve, më së shumti janë burrat iniciatorë të këtij vendimi. Një arsye mund të jetë një lidhje paralele, jashtë martese që kanë dhe kështu heqin dorë nga seksi me gruan. Kjo situatë ndihmohet edhe nga menopauza dhe orës biologjike të grave. Disa burra kanë mendësinë që një grua jo më pjellore, për shkak të menopauzës, automatikisht nuk është më as e gatshme për të kryer marrëdhënie seksuale.

    Kjo situatë takohet edhe në çiftet e reja dhe arsye kryesore e tyre është stresi, pasiguria për punën dhe të ardhmen.

    *Ky post u përshtat nga robadadonne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]