Aktualitet

Ke bërë plane dhe duhet të udhëtosh sot natën? Policia thirrje shoferëve: Kujdes në autostradë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore i kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe anasjelltas që të bëjnë kujdes dhe të reduktojnë shpejtësinë. Sipas ARRSH dhe Policisë Rrugore, Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet qe ka pësuar shtresa asfaltike e këtij segmenti shtojnë rrezikun për aksidente.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve te mjeteve qe udhëtojnë gjate orëve te natës se sotme nga Tirana ne Durrës dhe Durrës-Tirane, në segmentin Maminas-Sukth të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet qe ka pësuar shtresa asfaltike e këtij segmenti shtojnë rrezikun ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve te tregojne kujdes dhe te lëvizin me shpejtësi te kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën ne ketë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve te mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa me te shpejte nga kompania e mirëmbajtjes.