Aktualitet

Ke 90 ditë kohë për të ndryshuar ngjyrën e flokëve

Megjithëse 2017-ta po përfundon (ekzaktësisht edhe për 90 ditë), kjo s`do të thotë që të qëndrosh akoma me atë ngjyrën e flokëve të sjellë me vete nga plazhi, të oksiduar e të bërë telef nga dielli. Pa trokitur mirë dimri që të mbyll brenda merre mundimin për të rregulluar flokët.

floket2

Nëse s`ke asnjë ide ngjyre, mund të pranosh sugjerime. Ka disa ngjyra që kanë qenë në trendin e këtij viti, si ngjyra e lehtë mes levander dhe pink. Njëlloj si Cara Delevingne.

floket3

Mund të zgjedhësh edhe ngjyrën e Emma Stone. Ajo ndryshoi disa herë gjatë vitit, por kjo e gjalpit të shkrirë ishte më interesante.

flloket4

Nga rrënja dhe deri në majat e flokëve të Selenës ka ndryshim. Ngjyra e errët sa vjen dhe hapet. Edhe këtë mund ta zgjedhësh.

floket5

Bronzit të Rita Orës s`do t`i iki kurrë moda.

floket6

Edhe të zeza fare si të Zoë Kravitz mund t`i bësh. Në fund të fundit drejt dimrit po shkojmë.

floket7

E nëse nuk të pëlqejnë ato nuancat që janë ndryshe në rrënjë e ndryshe në maja, atëherë zgjidh si Sophie Turner.

Pak vjollcë në flokët e zeza do të ishte shumë mirë. Këto janë mundësitë, ndaj mere vendimin sa më shpejt.