Showbiz

Katy Perry i paska marrë radhë gjithë shqiptaret për t`iu dhënë të njëjtën këshillë

Katy Perry i paska marrë radhë gjithë shqiptaret për t`iu

E para që tregoi se Katy Perry i kishte dhënë këshilla për të përballuar bullizmin online, ishte Dua Lipa dhe pas saj edhe Bebe Rexha.

“Kam pasur ditë që leximi i vetëm një komenti negativ më shkatërronte gjithë ditën. Kam pasur ditë që kam qenë shumë në stres. Kur isha në një turne me Katy Perry-n, në Brazil dhe lexova një status twitteri të shkruar për mua, u bëra keq. Ajo më tha: Mos i lexo këto se do të të shkatërrojnë. Mund të lexosh njëmijë komente të mira dhe vetëm një i keq të shkatërron gjithë ditën", tregoi Bebe rreth bisedës me Katy Perry-n që thuajse të njëjtën gjë i tha dhe Duas e që të njëjtën gjë duhet ta kemi vëth në vesh.

*Ky post u përshtat nga Daily Mail dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

http://www.tiranapost.al/ate-qe-katy-perry-i-tha-dua-lipes-duhet-ta-kemi-te-gjithe-vath-ne-vesh/