• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Katër vrasje në 12 ditë, Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë


    Muaji gusht nuk është vetëm i nxehtë nga temperaturat e larta, por edhe për lajmet e kronikës. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit të nivelit qendror dhe vendor ku ka bërë thirrje që të shtohen masat e sigurisë për parandalimin e krimit.

    Kjo mbledhje vjen pas 4 vrasjeve të kryera vetëm në 12 ditët e muajit gusht. Viktimat janë Armando Gjini 48-vjeç, Florian Selimi, Nikola Ikonomi dhe Arben Beqiri

    Gjatë mbledhjes Lleshaj kërkoi rritjen e përpjekjeve parandaluese kundër personave me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë. Ai bëri thirrje për menaxhimin efektiv të qarkullimit rrugor apo të operacionit kundër informalitetit në ekonomi.

    Lleshaj vuri theks të veçantë në masat kundër kultivimit dhe trafikimit të bimëve narkotike, por edhe në mbrojtjen nga zjarret në vend në kushtet e thatësirës dhe temperaturave të larta.

    Një çështje që mori vëmendje të shtuar në takim ishte lufta kundër korrupsionit në radhët e vetë strukturave policore./ Tiranapost.al