HOROSKOP

Katër shenja horoskopi, që më mirë mos u merr me to!

Katër shenja horoskopi, që më mirë mos u merr me to!

Të thyesh rregullat e të jesh ndryshe nga të tjerët, është edhe qejf, por jo për ata janë mësuar ndryshe. Nga 12 shenjat, rezultojnë katër prej tyre që i thyejnë më shumë dhe më shpesh rregullat, e kjo për shkak të tipit që kanë. Nëse doni ti zbuloni e të shihni nëse shenja juaj është e përfshirë, lexoni si më poshtë:

Një nga shenjat e para është Dashi, që bën atë që dëshiron dhe nuk pyet askënd. Nuk ekzistojnë rregullat për këtë shenjë, dhe sigurisht që e urren kur të tjerët i thotë se çfarë duhet të bëjë. Nëse ndodhet në një vend ku duhet të zbatojë disa rregulla, është e sigurt që do e gjejë një mënyrë se si të argëtohet. Nëse e do për kujtesë, dashi do të jetë gjithmonë shefi. Dhe shpesh herë kur thyen rregullat, rezulton se e di mirë se çfarë po bën. Po nëse ke plan të udhëtosh me një dash? Mos bëj gabim të hartosh një listë me gjërat që do bëni, apo më keq akoma; rregulla!

Peshorja nuk të jep përshtypjen të jetë shkelës rregullash, por e vërteta është që Po. Në fakt peshores nuk i pëlqen të ndjekë rregullat sepse e urren konfirmitetin. Nëse peshorja mendon diçka, e sigurt që do ja gjejë problemin. Peshorja ka natyrën e një njeriu që i pëlqen të ndajë eksperiencat me të tjerët dhe nuk sheh ndonjë arsye pse duhen vënë disa rregulla, apo kufizime, kur çdo gjë mund të bëhet në mënyrë pak më të lirshme.

Shigjetari është elektron i lirë, bën gjithçka për ti nxjerrë maksimumin jetës. Nëse do të mërzisësh tej mase një shigjetar, vendosi rregulla dhe privojë së bëri disa gjëra. Vetë Shigjetari për shkak të natyrës së lirë, as nuk e mendon se mund të shkojë dikush e ti tregojë se çfarë duhet të bëjë. Shigjetari është kureshtar nga natyra, që do të thotë se mund të kalojë edhe limitin. Shpesh herë shigjetari i thyen me qëllim rregullat për të treguar se nuk mund të kontrollohet nga askush.

Ujori, jo vetëm që urren rregullat, por edhe ato njerëz që i kanë vendosur. Ujori ka natyrë rebele dhe nuk lejon askënd ti tregojë apo ti vendosë rregulla. I vetmi vend ku i pëlqen ti thonë se çfarë duhet të bëjë është në shtrat, në raste të tjera, mos e merrni guximin./ Marrë nga Your Tango/ Tiranapost.al. E.B