Aktualitet

Katër kërkesat e Presidentit Meta për qeverinë

Katër kërkesat e Presidentit Meta për qeverinë

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka publikuar me një status në Facebook katër kërkesat drejtuar qeverisë për situatën e krijuar pas tërmetit. Ndër të tjerash Meta kërkon saktësimin e zonave me rrezik sizmik, zbatimin e sistemit të eurokodeve në ndërtime apo plotësimin e ligjit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie.

Postimi i plotë i Metës:

Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

- Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

- Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

- Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

- Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor./ Tiranapost.al