Kosova

Katër kandidatë për kryeministër në Kosovë dhe një pyetje: Çfarë do të bëni me taksën?

Katër kandidatë për kryeministër në Kosovë dhe

Të dielën e 6 tetorit në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, ku qytetarët do të mund të zgjedhin mes 4 kandidatëve për kreun e ri të qeverisë.

Katër pretendentët për postin e kryeministrit janë Albin Kurti nga Vetëvendosja, Kadri Veseli nga Partia Demokratike, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK dhe PSD, si dhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Të katër kandidatëve u është bërë një pyetje nga gazetarja e “Euronews Albania”: “Si do të veproni me taksën e vendosur ndaj mallrave serbe nëse vini në krye të qeverisë?”.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, kësaj pyetje iu përgjigj gjatë intervistës për “Euronews Albania” kështu:

“Tarifën 100% ne do ta zëvendësojmë me reciprocitetin e plotë ekonomik, tregtar dhe politik me Serbinë, sepse besojmë se reciprociteti është parimi i shëndosh i marrëdhënieve konstruktive bilaterale”.

https://www.instagram.com/p/B3KYovtAfhe/

Ramush Haradinaj, ai që vendosi taksën dhe rikandidon për t’u rizgjedhur në krye të qeverisë, i pyetur nëse do ta heqë, përgjigjet shkurt:

“Jo, taksa hiqet vetëm me njohje”.

https://www.instagram.com/p/B3M4ziBA0uM/

Vendimi që do të merret nga Vjosa Osmani është ky:

“Ne e shohim tarifën si pjesë të masave të reciprocitetit, të cilat duhet të vendosen në raport me Serbinë. Përgjatë shumë viteve Serbia ka vendosur masa apo barriera jo tarifore në raport me mallrat e Kosovës. Në të njëjtën kohë ka vënë barriera dhe pengesa të mëdha politike, qoftë në procesin e njohjes, qoftë në procesin ose agjendën multilaterale të Kosovës lidhur me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Kurse në anën tjetër Kosova asnjëherë nuk e ka kushtëzuar dialogun. Pra, tarifa do të bëhet pjesë e masave të reciprocitetit”.

https://www.instagram.com/p/B3L_QqKgjWk/

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, thotë:

“Kosova është vend sovran, Serbia kurrë nuk ka për të vendosur për vendimet tona. Ne duhet të veprojmë në partneritet me SHBA dhe partnerët perëndimorë./ Tiranapost.al

https://www.instagram.com/p/B3Mp4fogCt5/