• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Shëndet Të gjitha

    Katër hapa praktikë për fruta dhe perime të freskëta


    Shëndeti i sigurt duhet të jetë një prioritet për të gjithë ne. Shpesh neglizhojmë larjen e frutave apo të perimeve ashtu siç duhet, pa ditur se çfarë i shkaktojmë kështu organizmit.Më poshtë do të njiheni me disa hapa praktikë sesi ti trajtojmë frutat dhe perimet në mënyrë të sigurt për shëndetin tonë:

    -Kontrolloni për t’u siguruar se frutat dhe perimet e freskëta që ju blini nuk janë të shtypur ose të dëmtuar. Kontrolloni që frutat dhe perimet e freskëta të prera si sallatat dhe pjeprat të cilët janë të paketuara, të jenë në frigoriferin e dyqanit para se ti blini. Mos blini artikuj të freskëta të prerë që nuk janë në frigorifer.

    -Lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun të paktën 20 sekonda para dhe pas trajtimit të frutave dhe perimeve të freskëta. Pastro të gjitha sipërfaqet dhe enët e kuzhinës me ujë të nxehtë dhe sapun, duke përfshirë dërrasën ku bëhet prerja, veglat e qërimit dhe thikat që do të prekin frutat ose perimet e freskëta para dhe pas përgatitjes së ushqimit. Shpëlaji frutat dhe perimet e freskëta nën ujë të rrjedhshëm, duke përfshirë ato me lëkurë dhe lëvore që nuk janë të ngrënshme.

    Fërkoje fortë lëkurën e frutave dhe perime nën ujë të rrjedhshëm ose pastroje me një furçë perimesh të pastër ndërsa i shpëlan me ujë të rrjedhshëm
    Thaji ftutat dhe perimet me një peshqir të pastër ose letër. Asnjëherë mos përdorni pastrues ose zbardhues për të larë frutat ose perimet e freskëta. Këto produkte nuk janë të menduara për konsum.

    Image result for lani frutat

    -Kur bëni pazar, sigurohuni që frutat dhe perimet e freskëta të jenë të ndara nga kimikatet shtëpiake dhe ushqimet e papërpunuara të tilla si mishi, shpendët dhe prodhimet e detit në qeske në veçanta. Mbani frutat dhe perimet e freskëta të ndara nga mishi i gjallë,shpendët apo prodhimet e detit në frigoriferin tuaj.
    Ndani frutat dhe perimet e freskëta nga mishi, shpendët dhe prodhimet e detit. Mos e përdorni të njëjtin dërrasë në të cilën bëhet prerja pa e pastruar me ujë të ngrohtë dhe sapun përpara dhe pas përgatitjes së frutave dhe perimeve të freskëta

    -Hidhni frutat dhe perimet e freskëta që nuk kanë qenë në frigorifer brenda dy orëve të prerjes, heqjes së lëkurës apo gatimit.Hiqni dhe hidhni pjesët e mavijosura ose të dëmtuara të frutave dhe perime përpara se të gatuhen ose të hahen të papërpunuara. Hidhni çdo frut apo perim që nuk do të gatuhet në qoftë se ajo ka prekur mish të papërpunuar, shpend apo prodhim deti.

    Ekspertë të shëndetit dhe të ushqyerit vazhdojnë të rekomandojnë shtimin e sa më shumë frutave dhe perimeve në një dietë të shëndetshme ditore dhe është shumë e rëndësishme që konsumatorët të dinë se si ti trajtojnë ato si duhet.  Jini në çdo moment të kujdesshëm si për pastrimin ashtu dhe përpunimin e përdorimin e tyre./ Përshtatur nga AKU/Copyright TiranaPost.al