• Shqip
  • English
  • E hënë, 9 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kush pengon reformën Zgjedhore pengon reformën në Drejtësi

    ‘Miratimi i reformës në drejtësi në Shqipëri dhe procesi i Vetingut, po aq sa edhe situata e pazakontë e vakuumit të krijuar në institucionet e drejtësisë, ka krijuar një lloj stepjeje tek ekonomitë e tjera të rajonit.  Nuk është proces i lehtë të ndryshosh 1/3 e Kushtetutës siç ndodhi në Shqipëri apo të rivlerësosh/vetosh të gjithë gjyqtarët e prokurorët e sistemit, duke rrezikuar edhe boshatisjen e institucioneve. Sikur diskutimet mes nesh në rajon, mbi modelin radikal të reformës në drejtësi që ka nderrmarre Shqiperia të ishin publike, sikur reagimet  për procesin e Vettingut apo  habia mbi numrin e gjyqtarëve që kanë lënë sistemin gjyqësor në Shqipëri, përmes shkarkimeve dhe dorëheqjeve, të ishin po aq publike, jam e bindur që do ta kishin të gjithë më të lehtë për të kuptuar çdo të thotë : It’s all about justice’!

    Çfarë të reje do të sjellin të vjetrit në PD?

    A nuk ishin ata që në në 2013 u dëbuan nga qeverisja sipas parimit të Muç Nanos “të mblidhen të gjithë qelbësirat, vetëm këta të ikin”? Mos vallë mendoni se kemi harruar që konçensionet e skanimit të karburanteve, kolaudimit të makinave etj, i firmosën ata, dhe këta vetëm sa po u zgjasin afatin? Nuk ishin ata, që në bregdet dhanë leje pa fund për vila oligarkësh, në vend që të jepin leje për rezorte turistike? Nuk ishin ata që i lëshonin lejet për universitete private si të ishin kioska byrekesh duke e mbjellë vendin me fabrika diplomash?

    Po me Gretën ç’dreqin patët o shqiptarë?

    Kam lexuar sot kaq shumë sharje, e ndava mendjen, i lexova sa plasa. E sëmurë mendore, psikopate, histerike, kurvë, debile, egoiste, agresive, e dhunshme, depresive, prostitutë, që duhet të shkojë në spital, mjerë familja që e ka… madje edhe komuniste. Këtë të fundit se mora vesh pasi komunistët nuk dallojnë nga pamja e jashtme.Lukunia e sharjeve, një dukuri kolektive shqiptare kjo, shpërthente pas çdo postimi që buronte nga mediat e huaja, lidhur me modelin e alarmit për mbrojtjen e klimës dhe planetit.