• Shqip
  • English
  • E enjte, 12 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Dy shembuj të kundërt: Bora Çosiç dhe Rexhep Qosja

    Ose: Njëri e godet mjeshtërisht Peter Handken, tjetri e vazhdon luftën e tij private dhe provinciale duke shkruar dy rreshta për Peter Handken dhe dy mijë kundër hasmit imagjinar në Prishtinë. Njërit i dëgjohet zëri në mediat e rëndësishme europiane, tjetri nuk e kalon pragun e profilit të tij në Facebook. Duke i lexuar reagimet si fishekzjarre të Rexhep Qosjes, njeriu mund të zhgënjehet me harxhimin e fuqisë mendore dhe retorike nga ana e tij. Çfarë vlere ka një monolog shumëvjeçar?

    Bregu e gjen fjalinë e duhur për raportin me BE tek Reklama e markës franceze

    ‘Europa është në krizë të thellë në identifikimin e filozofisë dhe angazhimit të saj në rajon. Ky është kufiri i vërtetë sot. Çfarë vjen më pas? Përgjigjen nuk e di. Por, derisa BE të jetë gati të na tregojë planet e saj për rajonin, mund t’ju them se gjëja më e mençur për të bërë është puna me dy dimensione: ndërlidhje më e fortë nëpërmjet bashkëpunimit rajonal dhe reforma serioze të brendshme’.

    Më poshtë do të gjeni pjesë nga fjalimi i mbajtur nga Majlinda Bregu në anglisht në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum”.