• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Letra e shkrimtares në Itali: Nuk është ashtu siç ju tregojnë, kjo është e vërteta e asaj që po ndodh në Shqipëri

    Esencë editori/ Dje opozita vendosi të dorëzojë mandatet. Arsyeja? Vetëm fjalë të përgjithshme të tilla si: Situata ku gjendet vendi siç pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare, me shkelje të të drejtave të njeriut dhe emigrimi masiv! Pra asgjë konkrete… Lexoni letrën e shkrimtares Anilda Ibrahimi e cila jeton në Itali dhe mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak ajo që ka lexuar në gazetat italiane për situatën politike në Shqipëri, protestën e dhunshme dhe djegien e mandateve të Opozitës.

    Kë të besojmë kur flitet për varfërinë?

    Kur flitet për të varfër në Bashkimin Europian, bëhet fjalë për ata persona që kanë vështirësi të përballojnë shpenzime të papritura, kanë vështirësi ta kenë gjatë gjithë kohës shtëpinë e ngrohtë, nuk mund të blejnë të paktën dy palë këpucë të reja në vit, nuk rinovojnë garderobën apo vonojnë pagesat e qirasë. Dhe pasi lexon këto kritere, mendon: Me të vërtetë ka rënë varfëria në Shqipëri? Një sëmundje e papritur mund të zbrazë brenda natës të gjitha kursimet e një familjeje të mesme shqiptare; sipas anketës së cilësisë të Komisioni Europian, 40% jetojnë në kushtet e lagështisë në shtëpitë e tyre; nga njëra fushatë elektorale në tjetrën, të gjithë jemi dëshmitarë për ushqimet që shiten ende me listë. Pra, çfarë kemi parasysh kur flasim për varfërinë?