• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Bregu tregon si qeverisej me Berishën dhe opozita me Bashën

    Është ndryshe raporti i një ministre me kryeministrin dhe ndryshe raporti në opozitë. Ka dy standarde. Dhe sot s’kemi nevojë të bëjmë krahasime. Lulzim Basha nuk ka nevojë ta krahasoni me Sali Berishën. Ai ka nevojë të jetë kryetari i mirë i Partisë Demokratike në vitin 2017. Këtu e ka ndihmuar Berisha siç na ka ndihmuar dhe ne. Por ka një moment që njeriu duhet ta vendosë vetë fatin e tij politik.

    Shpëtim Idrizi vetëm patriotik

    Fjalimi i Shpëtim Idrizit sot në prezantimin e listës së kandidatëve të PDIU ishte i përqendruar vetëm në retorikën patriotike dhe aspak në alternativën e partisë çame në këto zgjedhje.

    Për Shpresën Europiane të Shqiptarëve

    Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë. Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu. Çfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar. Është ëndrra, shpresa, ideali i civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.