• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Shpëtim Idrizi vetëm patriotik

    Fjalimi i Shpëtim Idrizit sot në prezantimin e listës së kandidatëve të PDIU ishte i përqendruar vetëm në retorikën patriotike dhe aspak në alternativën e partisë çame në këto zgjedhje.

    Për Shpresën Europiane të Shqiptarëve

    Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë. Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu. Çfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar. Është ëndrra, shpresa, ideali i civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.