• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Bushati në një rrëfim për Shqipërinë që duam, Ballkanin që duan, Rusinë që nuk duam dhe disa deklarata kurajoze që të bëjnë të mendosh

    Në intervistën e tij, Bushati nuk duket optimist për situatën në Ballkan, duke lënë të kuptohet se e gjithë kjo anormali që ka përfshirë vendet e rajonit është në fakt për shkak të mungesës së demokracisë. Megjithë përpjekjet e mira të ndërkombëtarëve, demokracia e importuar duket se nuk ka funksionuar, pasi vazhdimisht është në fije të perit si diçka e brishtë dhe e kërcënueshme. Ka ardhur koha që vendet e Ballkanit ta ndërtojnë vetë demokracinë e tyre. Brezi i të rinjve që kundërshtojnë shkollën e vjetër të politik-bërjes, si në rastin e Serbisë ku të rinjtë protestojnë kundër kryeministrit-president, janë shpresa më e madhe për të realizuar diçka të tillë. Kështu e lexuam në Tiranapost.al intervistën e gjatë të Ministrit Ditmir Bushati.