Një kafe në zyrën e Lul Bashës tërhoqi vëmendjen për shumë arsye

Esencë editori/ Mediat u morën sot me takimin e Genc Rulit dhe Besnik Mustafajt. Jo se përbën çudi, se në politikë shohim gjithfarë ndarjesh e pajtimesh, por një vit më parë Genc Ruli bënte thirrje: Nxirreni nga zyra Lulin me gruan dhe kunatin, ndërsa sot u shfaq vetë në zyrën e tij. Mustafaj ka një raport lunatik me Bashën. Herë i del në krah e herë bëhet me kritikët e tij. Sidoqoftë kjo është politika, miqtë bëhen armiq dhe nga armik bëhesh mik. Kuptohet sekreti qëndron tek ato bisedat informale. Ja çfarë kanë thënë ata për mediat.

Edi Rama në Instastory poston një tru njeriu dhe foton e Teatrit Kombëtar me një mesazh

Esencë editori/ Kryeministri poston në Instastory çdo gjë që e quan merakun ose të bukurën e dites. E bën me emoji dhe të gjitha aplikacionet e mundshme, me pasionin e një fëmije, por e vjetër kjo puna e stilit të Edit. Sot ai iu rikthye sërish Teatrit. Pas publikimit të një videoje që tregojnë mizerjen në të cilën ndodhet Teatri, kryeministri bën këtë post. Një fjali, një tru njeriu dhe një emoji që tregon shkelje syri.

Shih videon kur Presidente Kolinda hyn në Kryeministri

Esencë editori/ Kryeministri Rama është shndërruar në një super-reporter. Atë që dikur bënin gazetarët, ai e bën vetë si me këtë video ku tregon momentin kur ka hyrë Presidentja e Kroacisë, Kolinda. Ajo takon kryeministrin dhe stafin e tij. Ka veshur një kostum të zi me një lule të qëndisur në bust. Një grua shumë sharmante, sigurisht, për këtë tërhoqi vëmendjen e mediave botërore.