Një gotë qumësht nga Panariti për Balilin

Për të mbuluar skandalin e bërë publik dje në parlament nga Erjon Braçe, se ish-ministri Panariti, dihet LSI, i ka dhënë 20 ha toke Klement Balilit, kur ky ishte në kërkim nga drejtësia për trafik droge, sot Panariti shpall alarmin për qumështin. Dy të këqija nuk bëjnë një të mirë. Një skandal i ri nuk mbulon dot një skandal tjetër. Lexoni me poshtë statusin e Panaritit , por me mend, qetësi e dashuri.

Ky është titulli i MAPO-s, ndërsa Koha Jonë del pro PD dhe LSI. Ja ç’shkruhet sot për Balilin dhe tokën e dhënë

Balili, ky është titulli i ditës së sotme në shtyp. Disa media e shohin si përgjegjësi të LSI-së dhe PD-së. Për shembull MAPO kujton: Të gjithë të përfshirë në çështjen “Balili”. Koha Jonë del pro LSI edhe sot me një titull anti-qeveri. Por pyetja është çfarë thonë dokumentet? Dhe ato janë kundër Lul Bashës dhe Edmond Panaritit. Fjalët i merr era kur vjen puna tek drejtësia.

Habilajt flasin për kostumet Hugo Boss për Tahirin, avokati Maks Haxhia përgjigjet për to dhe disa pikëpyetje për hetimet

Pas të dhënave të dala nga zbardhjet e bisedave të Habilajve ku flitej se ish-ministri vizitoi një dyqan Hugo Boss në qytetin e Katanias ku pëlqeu disa kostume, që trafikantët donin t’ia dhuronin. Avokati është shprehur se Tahiri nuk ka qenë në asnjë dyqan në Katania dhe nuk ka udhëtuar atje përgjatë verës së kaluar.
“Nuk ka qenë kurrë Tahiri në atë dyqan në Katania në atë kohë”- është shprehur avokati për ministrin.