Presidentja me theks të bukur amerikan rrëfehet tek Ilva Tare

Esencë editori/ Të gjithë, siç ndodh zakonisht merren me shumë me hiret, por ta dëgjosh presidenten kroate e pëlqen dhe e respekton më shumë. Më një anglishte të bukur, karrierë cilësore dhe përgjigje të çiltra, por edhe me maturi kupton ca më shumë për të. Sonte ajo ka qenë e ftuar në emisionin e Ilva Tares, ku Kolinda Grabar-Kitaroviç ka dhënë disa këshilla për politikanët shqiptarë duke i thënë të mësojnë nga gabimet e kroatëve….

Ruçi kritikon ministrat dhe ngre një shqetësim që duhet të na prekë të gjithëve

Esencë editori/ Janë të shumtë familjet shqiptare që kanë emigruar dhe fëmijët e tyre nuk kanë marrë shtetësinë dhe si pasojë nuk gëzojnë shërbime dhe të drejta, si shkollimi, shëndetësia etj. Në rastin e Shqipërisë ky problem haset kryesisht në fëmijët e lindur veçanërisht në emigracion, apo të lindur jashtë martese, të lindur nga prindër të parregullt ose të parregjistruar, si dhe në fëmijët Romë dhe ata Egjiptianë. Pikërisht për këtë çështje ka folur sot Gramoz Ruçi.

“Dy fjalë për Pjetër Arbnorin dhe akuzat që erdhën nga PD”

Esencë editori/ Me të drejtë ka reaguar sot kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili i përgjigjet të gjithë zërave që hodhën baltë mbi bustin e Pjetër Arbnorit duke e quajtur atë “të shëmtuar” dhe duke akuzuar Ramën edhe për këtë. Balla shkruan sot se ceremonia e vendosjes së bustit ishte iniciativë e kryetarit të Kuvendit në bashkëpunim me familjen e Arbnorit dhe se PD madje ka votuar kundër vendosjes së bustit në Këshillin bashkiak të Tiranës dhe se nuk ka dhënë asnjë kontribut në këtë ceremoni.

200 gjyqtarë dhe prokurorë të lidhur me krimin dhe të përlyer me korrupsion

Esencë editori/ Duke u nisur nga shifrat duket e pabesueshme sesi e paskemi mbajtur kaq gjatë këtë sistem drejtësie që paskësh qenë i përlyer gjer në grykë me vepra kriminale. Shifrat e mëposhtme tregojnë se nga 800 gjyqtarë e prokurorë, 200 prej tyre rezultojnë të papërshtatshëm për postet që mbajnë. Urojmë që procesi i Vettingut të pastrojë njëherë e mirë këtë sistem që mban peng edhe jetët tona.