• Shqip
  • English
  • E hënë, 27 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Arriti deri aty sa kërcënoi edhe deputetët pro meje. Bamir Topi rrëfen tradhtinë e Berishës

    Në ditët e para të marsit të 2007, Bamir Topi merr një telefonatë nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, i cili i kërkon të zhvillonin një takim në mbrëmje. Gjatë takimit, Sali Berisha i thotë Bamir Topit se “Jam menduar gjatë këto kohë dhe besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë. Partia Demokratike do të propozojë ty si kandidaturën me të mirë dhe më të përshtatshme për kryetar shteti. Askush më shumë se ty nuk mund të marrë vota edhe nga e majta në Parlament”. Por, pasi kalojnë rreth 4 javë, sipas Bamir Topit, vjen akti i parë i tradhtisë së Sali Berishës.