OSBE e interesuar për reformat në Shqipëri. Mesi: Qeveria e vendosur, duhet angazhimi i opozitës

Esencë editori/OSBE ka dërguar në Tiranë Përfaqësuesin e Posaçëm për Evropën Juglindore, Z. Mark Pritchard i cili ka zhvilluar një takim me zv.kryeministren, Senida Mesi. Përfaqësuesi i OSBE ka kërkuar informacion për ecurinë e reformave të rëndësishme për procesin integrues të vendit, ndërkohë që Mesi ka thënë se qeveria ka vullnetin maksimal për përmbushjen e tyre, por duhet edhe angazhimi i opozitës.

Berisha: Të rrëzojmë qeverinë me protesta. Komentuesit: Po të ngushtohet laku!

Esencë editori/Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, duke marrë shkas nga protestat në Rumani, ka bërë thirrje për revolucion edhe në Shqipëri. Ai fton shqiptarët në një revolucion mbarëpopullor për të përmbysur qeverinë. Por të shumtë janë komentuesit që i janë kundërvënë këtij propozimi, duke e bërë atë përgjegjës për ’97 dhe duke i thënë se po i “ngushtohet laku”.