• Shqip
  • English
  • E enjte, 14 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Foto/ Tirana vlerësohet në Komitetin e OKB-së: Shembull për pemët, hapësirat pedonale dhe fëmijët

    ‘Do të vazhdojmë edhe këtë vit me nismën e mbjelljes së pemëve, kemi planifikuar 150 mijë pemë dhe sigurisht do e kapim synimin tonë për 2 milionë pemë deri në fund të vitit 2030, për ta rrethuar Tiranën me gjelbërim. Në pamundësi për të zhbërë çdo gabim të së kaluarës dhe rrumpallës së viteve ’90, të paktën të bëjmë një riparim sa më të madh të mundshëm, me gjelbërim, me një ulje të temperaturave dhe me më shumë oksigjen për qytetin ku rrisim fëmijët tanë”, thotë Veliaj nga Gjeneva.

    Foto/ Veliaj tek Universiteti Metropolitan: Është koha e zanatçinjve dhe profesionistëve, Tiranën e shpëton arsimi cilësor

    Në ceremoninë e diplomimit të studentëve, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e një arsimi cilësor. “Përpjekja e vazhdueshme e një prindi shqiptar është arsimi, arsimi, arsimi! Pavarësisht çfarë bindjesh kemi, çfarë dallimesh kemi, çfarë rrënjësh kemi, çfarë teserash politike kemi, tek tema e arsimit jemi të gjithë në një mendje: Shqipërinë, Tiranën, familjen tonë, e shpëton vetëm arsimi cilësor”, u shpreh Veliaj.