Zgjidhni administratorin dhe aplikoni për ‘Fondin e Komunitetit’. Ja si u transformua ky pallat në Tiranë

“Unë kam ardhur këtu në vitin 1998, në 1 Nëntor ekzaktësisht, kanë kaluar plot 20 vjet dhe e ndjej diferencën, punimet janë cilësore. E ndjej edhe diferencën që është 4-5 gradë sidomos këto ditët e ftohta të dimrit, falenderoj edhe njëherë Bashkinë, kryetarin, administratorin tonë. Të gjithë banorët ishin shumë dakord që në fillim për të bërë këtë ndërhyrje, e cila siç e shikoni duket si një ndërtesë e re dhe jo 20 vjet përpara”, tha një nga banorët e pallatit në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’.