• Shqip
  • English
  • E shtunë, 14 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Editorial i Financial Times: Vetoja e Macron gabim historik. Çfarë rrezikon tani Ballkani, sidomos nga Maqedonia e Veriut

    Të dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë ndryshime të jashtëzakonshme për të arritur në këtë pikë. Shqipëria u përkul para presionit të BE për të verifikuar të gjithë gjyqtarët nga një panel i pavarur, gjithashtu i dha agjensisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar më tej, duke ndryshuar edhe emrin si zgjidhje e një mosmarrëveshje prej dy-dekadash me Greqinë dhe kjo vetëm për të hapur rrugën për në BE. Por nëse Zaev zëvendësohet nga nacionalistët e Maqedonisë së Veriut, të cilët më pas do kundërshtojnë marrëveshjen e emrit me Greqinë dhe do rindezin ndjenjën panshqiptare (nacionaliste) në të gjithë rajonin, për Ballkanin mund të kthehen përsëri ato ditët e errëta.

    Kryeministri grek aktual dhe paraardhësi Tsipras reagojnë për vendimin Jo të BE: Vlerat evropiane më të forta në Ballkan se në Bruksel

    Mitsotakis- “Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime, të merren me çështje në një nivel dypalësh”.

    -Tsipras: “Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan sesa ato në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Evropës. Ne ia kemi borxh popullit tonë.”

    RAI: Franca vendosi Veton e bllokoi negociatat. Fatet e Tiranës dhe Shkupit nuk mund të ndahen se s’pranon Italia

    Letra e fundit në tryezë për ta bërë presidentin francez të ndryshojë mendim është Finlanda, e cila mban dhe presidencën e BE-së, por edhe në këtë rast bëhet fjalë për negociata vetëm për Maqedoninë dhe jo Shqipërinë. Kjo do të thoshte ndarje e fateve të dy vendeve; Sakrifikim i Tiranës dhe shpëtimi i Shkupit në përpjekjen e fundit për të mos e destabilizuar rajonin. Por gjithsesi opsioni i ndarjes se dy vendeve nga vendimi nuk gjen favor në Paris, por gjithashtu edhe nga vende si Italia, pasi kërkojnë që rruga e dy vendeve të jetë njëkohësisht drejt integrimit.