• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Jean-Paul Sartre ose neveria e dukjes

    Është ky romani që më së miri shpalos filozofinë e Sartrit, i cili thoshte se realiteti gjendet vetëm në veprimet tona pasi njeriu është projekt i vetes, siç i poshtri është vetë përgjegjës për poshtërsinë e tij. “Njeriu krijon vetveten, nuk lind si një qenie e kompletuar por vetëkrijohet duke zgjedhur moralin e tij”, do të shkruante më pas te “Ekzsitencializmi është humanizëm”.

    Në labirintin e Gjeneralit

    Përmes figurës së Simon Bolivarit, Marquez paraqet edhe psikologjinë e një udhëheqësi, duke bërë skanerin e pushtetit që nga marrëdhëniet me të vërtetën, te raportet me shtypin apo përplasjen me kulturën europiane. Siç shkruan edhe në nisje të udhëtimit të Bolivarit, “askush nuk e dinte me siguri të plotë cilët po e shoqëronin nga miqësia, cilët për ta mbrojtur dhe cilët për t’u bindur se po ikte me të vërtetë”.

    Mërzia si ndjesi e pamjaftueshmërisë

    Mbi librin “Mërzia” të Alberto Moravia/ A ia vlen të rebelohemi ndaj jetës, apo ta pranojmë siç na vjen? Dino tentoi të rebelohej, por pa sukses. Veprimet e tij ishin të çartura, pa lidhje me njëra-tjetrën, kontradiktore e të sforcuara. I mbërthyer nga zinxhirët e mërzisë, ai dështon edhe të rebelohet!

    Pesë qoshet, një roman për nëntokën e pushtetit dhe median e keqpërdorur

    Me mjeshtërinë e rrefimit, që herë-herë ngjan si një film, Vargas Llosa tregon se busulla e çdo marrëdhënieje të diktuar nga interesat e pushtetit është vetëm pragmatizmi. Njerëz që promovohen, fuqizohen e më pas shkatërrohen me një të rënë të lapsit. Gazetarë që bëhen njësh me pushtetin e më pas gjenden të vdekur që në hapin e parë fals që kanë hedhur.