• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Zëri i rigjetur i Federico García Lorca

    I pëlqente të shkruante në vapë. Nuk e përdorte ashensorin. Nju Jorkun e përshkruante si me arkitekturë çnjerëzore, ritëm të shfrenuar dhe ankth. Flinte deri vonë në mëngjes dhe i priste gazetarët i veshur me pizhama. Intervistat i urrente, por jepte shumë të tilla. U vra në mënyrë misterioze dhe trupi nuk iu gjet kurrë. 120 vite nga lindja e Federico García Lorcas, të gjithë artikujt janë botuar për herë të parë në një vëllim të vetëm. Përmbajnë fjalë dashurie dhe skandali. Plus, edhe disa mistere.

    Pamundësia e jetës së re në misterin e “Leximtarit”

    Mbi librin “Leximtari” të Bernhard Schlink/ Ai është pesëmbëdhjetë vjeç, ndërsa ajo ka dyfishin e moshës së tij. Të dy hyjnë në një marrëdhënie të pazakontë, dhe po ashtu ndahen pa kuptuar. Deri sa ritakohen pas shumë vitesh, rastësisht, në një sallë gjyqi për shkak të një sekreti.

    Një vajzë si Simone de Beauvoir

    Mbi librin “Një vdekje shumë e ëmbël” të Simone de Beauvoir/ Simona mendon se marrëdhënia me prindin nuk matet nga dashuria e përçuar, por nga ndikimi që ka ai në formimin e fëmijës. E pranon që e ëma, ndoshta pa dashje, me indiferentizmin dhe moskuptimin e saj, e ndihmoi që ta shndërronte atë në gruan simbol të Francës së viteve ’50-’70.

    Parfumi, historia e një gjuetari aromash

    Mbi romanin “Parfumi” të Patrick Suskind/ I lindur mbi një vaskë me mbeturina peshqish, vetëm mrekullia e shpëtoi foshnjen Zhan Baptist nga vdekja e sigurt. I mbetur jetim, rritja e tij iu besua manastireve dhe mëndeshave, por vit pas viti asnjë nuk pranonte ta mbante pasi ai fëmijë kishte diçka të frikshme: trupi i tij nuk kishte aromë.