• Shqip
  • English
  • E hënë, 24 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Leksione amerikane nga postieri i Charles Bukowskit

    “Sa herë na ndodh, që gjëra që nisin përkohësisht, apo nisin si gabime, të bëhen pjesë e realitetit? A jemi ne që kontrollojmë jetën tonë, apo është sistemi që pa kuptuar na bën pjesë të mekanizmit të madh? Zakonisht ndodh kjo e dyta, sepse njerëzit e kanë të vështirë të ndryshojnë gjendjen e ekuilibrit ku ndodhen, edhe pse shumë herë të rrish gjithë kohës në ekuilibër është sfilitëse.”

    Ndahet nga jeta poeti Fatos Arapi!

    Esencë editori/ Fatos Arapi dilte rrallë nga shtëpia, për të marrë rrugën për nga kafenetë e tij të preferuara, ku dikur ndante orë të tëra me miq. Vitet e fundit për shkak të moshës ditët e tij kalonin në apartament përbri librave… Kjo tërheqje e heshtur e poetit u mungonte miqve, apo dashamirësve të vargjeve të tij. Dhe sot ai nuk është më.

    Burgu ku jetoj çdo ditë quhet Asperger: Shkrimtarja Susanna Tamaro rrëfen për herë të parë sëmundjen e jetës

    Shkrimtarja italiane thyen heshtjen dhe tregon për sëmundjen e saj të Aspergerit, në librin e ri me titull “Shikimi yt ndriçon botën”. “Vuaj nga sindroma e Aspergerit. Është kjo karrigia ime e padukshme me rrota, burgu në të cilin jetoj që prej sa mbaj mend. Do vdesësh vetëm si një qen!”, bërtiste herë pas here mamaja, e irrituar nga sjellja ime. E shkreta nënë, pas një burri të poshtër dhe të dytit psikopat e të alkoolizuar, i ra për pjesë edhe një vajzë që ishte si një kasafortë të cilës nuk i dihet kodi për ta hapur. Para se të vdiste më dhuroi një kutizë druri me një zemër të gdhendur përsipër. Kur e hapa, gjeta një letër të shkruar me dorën e saj: “Të dua shumë, edhe pse kurrë nuk të kuptova”, shkruan ajo.